Presidenti i ri, Pëllumbi: Nga zarfat janë propozuar 67 emra

schedule22:23 - 2 Qershor, 2022

schedule 22:23 - 2 Qershor, 2022

Deputeti socialist Arben pëllumbi i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, i cili do të jetë dhe një nga pikat që do të diskutohet në Kryesinë e PS që do të mblidhet ditën e premte.

I pyetur nga moderatori Xhafo se cilët janë emrat e propozuar nga ai, Pëllumbi refuzoi të japë detaje, por tha se ka mbështetur figura të Partisë Socialiste.

Pëllumbi tha gjithashtu se brenda zarfeve të propozuara nga PS janë 67 emra.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Ju për kë keni votuar në ato zarfe?

Pëllumbi: Personalisht kam mbështetur figura të PS-së në jetën aktive ose jo.

Xhafo: Hapen zarfat nesër?

Pëllumbi: Zarfet janë hapur, dihen emrat, nga propozimet kanë dalë 67 emra.  Ne kemi 67 emra, por asgjë nuk më pengon mua që në Kryesi të propozoj dhe një emër të ri. E rëndësishme është që kryesia e PS të nxjerrë një figurë që të plotësojë pritshmëritë tona por dhe më gjerë.

Xhafo: Mos më thoni që do mblidheni atje dhe të thoni kë të sjellim.

Pëllumbi: Në ata 67, nja 30-40 janë eleminuar që tani, por nuk është bërë short-list. Nesër do të diskutojmë në Kryesi për të nxjerrë një emër.

Minxhozi: Do ketë votim, apo koligjialitet?

Pëllumbi: Varet si do shkojë diskutimi. Po të shohësh mënyrën se si funksionon Kryesia e PS, vendimi është pjesë, por nëse konsensusi është i gjerë mund edhe mos hidhet në votë.

/T.H/Abcnews.al/