Presidenti i ri i Katalonjës rrezikon burgun

schedule14:11 - 23 Mars, 2018

schedule 14:11 - 23 Mars, 2018

Jordi Turull mund të jetë Presidenti i ri i Katalonjës. Por ai rrezikon të përfundojë në burg ,pasi akuzohet se i ka dhënë komisionit organizator të referendumit për pavarësinë e rajonit, 1.4 milionë dollarë, nga fondi publik.

Jordi Turull është një hap larg të shpallurit si President i ri i Katalonjës, por është dhe shumë pranë burgosjes në Madrid, ku e presin të tjerë katalanas rebelë, autorë të referendumit dhe të shpalljes së Republikës së Katalonjës.
Një ditë më parë Parlamenti katalanas nuk arriti të miratonte kandidaturën e tij. E majta i mohoi mbështetjen, duke hapur sërish debatet deri në orët e vona të së enjtes. Turull, kandidat i partisë demokrate katalanase ka qenë ministër dhe zëdhënës i qeverisë rebele të Puidxhemon, por fjalimi i tij i së enjtes, nuk fliste aspak për procesin e pavarësisë.

Turull u tregua i qetë, duke i kërkuar mbretit Felipe VI dhe kryeministrit spanjoll Rajoi rikthimin e autonomisë së rajonit. Më tej ai shtoi se ishte i gatshëm të merrte përsipër rerziqet dhe të mos tërhiqej. Kjo duke iu referuar situatës së tij përballë drejtësisë spanjolle, situatë që mund të rëndohet dhe më shumë nëse ai zgjidhet në postin e Presidentit.

Presidenti i ri katalanas u arrestua për mosbindje dhe keqpërdorim të parave publike në Nëntor të një viti më parë së bashku me shtatët këshilltarë, vetëm pak ditë pasi Katalonja shpalli pavarësinë nga Spanja. Në Nëntor, teksa Puidzhemon arratisej në Bruksel me nëntë këshilltarët e tij të gjithë të akuzuar për mosbindje ndaj kushtetutës, Turull me ish-zv/presidentin Oriol Junkueras u burgos në Madrid, ku qëndruan për një muaj.

Turull gjithësesi është një kandidat i diksutueshëm pasi partia e parë në Katalonja, Siutadanos e akuzon atë si një nga përgjegjësit për situatën në të cilën gjendet rajoni aktualisht

Ditët e ardhshme Turdull duhet të dalë para gjykatës ku nëse dënohet për shpërdorim të parave publike mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Sipas gjykatësve, Turull së bashku me Junkueras i kanë dhënë 1.4 milionë euro nga fondi publik komitetit organizator të referendumit që u shpall antikushtetues nga Gjykata e Madridit./abcnews.al