Presidenti i ri, Grupi Parlamentar i PD reagon ndaj Berishës: Je i përjashtuar, mos fol në emrin tonë

schedule14:42 - 2 Prill, 2022

schedule 14:42 - 2 Prill, 2022

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Shkodra se ai nuk do të mbështeste asnjë kandidat për President, pasi sipas tij do të ishin kandidatët e Ramës.

Në një reagim të publikuar në faqen e Facebook-ut të PD-së, Grupi Parlamentar thekson se nuk ka filluar ende asnjë diskutim mbi kandidaturat për president, ndërsa i kujtoi Berishës se nuk ishte pjesë e këtij grupi.

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”, theksohet në reagim.

Lexo edhe: “Si të puthesh me Judën”, Berisha: Rama vuan nga kompleksi i vdekjes, në gjumë ngrihet llahtar nga unë

Çfarë tha Berisha:

“Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës sepse do  të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!