Presidenti i ri, Alibeaj “thumbon” Berishën: Non Gratat nuk kanë të drejtë morale të thonë emra

schedule10:22 - 28 Prill, 2022

schedule 10:22 - 28 Prill, 2022

Për Enkeljed Alibeajn, Presidenti i ri duhet të jetë i afektuar nga vota e “non gratave”. Sipas tij janë 4 deputetë që nuk e kanë të drejtën që të thonë emrin e ri të presidentit, për shkak se janë sanksionuar nga SHBA.

“Njeri, një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të Non Gratave. Janë 4 deputetët që nuk kanë të drejtën morale të dalin në konkluzione. Morali politik është se duhet të jetë i afektuar nga vota non grata. Duhet një profil politik. Jo hermafrodit. Që të mos ketë të shkuar dhe të jetë përballur me sprova.” tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se Presidenti i ri i Republikës duhet të jetë me profil politik dhe i sprovuar me sfida. Në një komunikim me gazetarët nga oborri i Parlamentit, Alibeaj përmendi disa herë se Presidenti nuk duhet të jetë “hermafrodit politik”.

“Për presidentin qëndrimi i PD është bërë i qartë nga të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutime të mbledhjes së grupit parlamentar. Duke synuar një profil politik që të ejtë për shqiptarët. Është detyrimi ynë që ta marrim këtë përgjegjësi dhe është një test politik për të gjitha palët politike që të marrin pjesë në proces. Sipas traditës kalon në konsultime. Do ndodhi mes nesh dhe zëri i çdo deputeti do përcillet. Do them se kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Sipas raporteve të DASH apo OSBE, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!