Presidenti i Republikës Srpska: Bosnjë dhe Hercegovina nuk do të jetë anëtare e Aleancës!

schedule15:35 - 26 Mars, 2024

schedule 15:35 - 26 Mars, 2024

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka deklaruar se Bosnjë dhe Hercegovina nuk është kandidate për në NATO dhe as nuk do të jetë anëtare e Aleancës.

“BiH nuk do të anëtarësohet në NATO, duke pasur parasysh procedurën aktuale dhe ligjin sipas të cilit Asambleja Parlamentare duhet, në bazë të shumicës së parashikuar për vendimmarrje, të miratojë një pëlqim të tillë. Nuk ka dhe nuk do të ketë një pëlqim i tillë, së bashku me Serbinë, ne mbetemi ushtarakisht neutrale dhe BiH nuk është vend kandidat për në NATO dhe as nuk do të jetë anëtar i NATO-s”, tha Dodik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!