Presidenti i PSG-së në gjyq, korruptoi një zyrtar të FIFA-s

schedule22:47 - 28 Prill, 2020

schedule 22:47 - 28 Prill, 2020

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, do të procedohet penalisht në muajin shtator, në Gjykatën e Zvicrës. Numri një i kampionëve të Francës akuzohet se ka korruptuar një zyrtar të FIFA-s, për të drejtat televizive të Botërorit 2022.

Nasser Al Khelaifi është pronar i BeIN në Doha, akuzohet se ka korruptuar një zyrtar të FIFA-s, ende i paidentifikuar, duke i ofruar vilën e tij, për disa ditë pushime. Zyrtari i FIFA-s ka ndikim direkt në shpërndarjen e të drejtave televizive të Botërorit 2022.

Plot gjashtë data gjatë muajit shtator janë të lira për seancën gjyqësore, ndërsa avokatët e presidentit të PSG-së kanë filluar punën që tani për të përmbushur një dosje me materiale mbrojtëse ndaj të akuzuarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!