E ardhmja e Lionel Messit mbetet një nga temat kryesore në botën e futbollit. Kjo nuk duhet të jetë e habitshme, pasi kontrata aktuale e sulmuesit 35-vjeçar skadon për tre muaj.
Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, është udhëzuar nga pronarët e klubit në Katar, sipas Goal, duke cituar Mundo Deportivo.
“Al-Khelaifi është udhëzuar nga Doha që të sigurojë vazhdimin e kontratës me Lionel Messin në çdo mënyrë të mundshme”, thotë burimi.
Lionel Messi është te PSG që nga vera e vitit 2021. Që atëherë, argjentinasi ka luajtur 66 ndeshje për parisienët, në të cilat ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 32 asistime. /G.D abcnews.al/