Presidenti i Polonisë përjashton dërgimin e armëve të reja në Ukrainë

schedule09:26 - 27 Tetor, 2024

schedule 09:26 - 27 Tetor, 2024

Presidenti polak Andrzej Duda ka përjashtuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë më të reja, duke përfshirë tanke, raketahedhës dhe aeroplanë sulmues që vendi i tij ka porositur nga prodhuesit koreano-jugor për ushtrinë e Polonisë.

Duda e bëri njoftimin gjatë vizitës së tij zyrtare në Korenë e Jugut, ku u takua me homologun e tij, Yoon Suk Yeol.

Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut njoftoi së fundmi se vendi i tij po konsideron t’i ofrojë armë Ukrainës për të mbështetur luftimet e saj të vazhdueshme kundër sulmit të Rusisë.

Duda u pyet nëse Polonia mund të furnizonte gjithashtu Kievin me disa nga armët e saj të prodhuara nga Koreja e Jugut të cilat luajnë rol kyç në një përpjekje të gjerë për të modernizuar arsenalin e Varshavës.

“Nuk ka asnjë skenar në shqyrtim, në të cilin ne i transferojmë armët që kemi marrë me paratë e taksapaguesve, te dikush”, tha presidenti polak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!