Presidenti i partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev e cilësoi si gabim vendimin e tetorit për të shtyrë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij dy vendet kanë bërë progres, dhe se ndryshimi i metodologjisë së zgjerimit është një hap i mirë.
“Në fakt e kemi thënë që shtyrja e vendimit në tetor ishte një gabim i madh, vendi juaj dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë mjaft progres përpara. Kanë ndërmarrë shumë refoma sidomos këtu. Jeni treguar mjaft të qartë me angazhimin tuaj me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne kemi pasur gjithnjë një rajon të vështirë të mbushur me konflikte, me shumë plagë dhe humbje. Në fakt BE duhet të jetë i besueshëm për aq kohë sa ju keni bërë pjesën tuaj të detyrave edhe BE duhet të ketë pjesën e tij të detyrave. Në fakt KE sap ka prezantuar metodologjinë e re të zgjerimit. Ne na pret punë përpara.
Sigurisht procesi i integrimit nuk është i lehtë dhe kërkon shumë përpjekje jo vetëm në dialogun e brëndshëm. Ne jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar. Shpresoj fort që shumë shpejt të kemi një arsye për të festuar së bashku. Mund të mbështetemi te angazhimi ynë. Integrimi në BE është një instrument për ta bërë më të mirë jetën e njerëazve”, tha Stanishev.