Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përgëzuar Jakov Milatoviçin pas fitores që ky i fundit arriti në zgjedhjet presidenciale duke mposhtur Milo Gjukanoviçin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç u shprehj se Milatoviç është presidenti i parë pro-evropian në historinë e Malin e Zi.
Sipas tij, tanimë Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur dhe do të punohet për një shtet evropian.
“Fitore! Përgëzoj Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. . Do të punojmë së bashku për një shtet evropian”, shkroi Abazoviç në Twitter./abcnews.al
Fitore! Përgëzoj @JakovMilatovic për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! ???? Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 2, 2023