Presidenti i Letonisë, Egils Levits, i cili mbërriti ditën e djeshme në Kiev për një vizitë, kaloi natën në kryeqytetin ukrainas duke u bërë lideri i parë i huaj që qëndron një natë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas mediave të huaja.
Lajmi është bërë i ditur nga Kyiv Independent , duke publikuar në Twitter një foto të Levits me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Që nga fillimi i luftës, disa liderë perëndimorë dhe europianë kanë udhëtuar me tren në Kiev për të takuar autoritetet e vendit por pa qëndruar në vend kryesisht për arsye sigurie.
/abcnews.al

