Presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tani, PSG fiton para nga nafta dhe mashtron sponsorët

schedule21:05 - 24 Mars, 2023

schedule 21:05 - 24 Mars, 2023

Presidenti i La Ligës beson se Barcelona nuk mund të përballojë të rikthejë Lionel Messin.

“Çfarë do të doja të thoja për të dyja,  si për Barcelonën ashtu edhe për PSG-në.

Në Barcelonë në situatën aktuale ekonomike, Messi nuk mund të kthehet, nëse nuk ul ndjeshëm pagën e tij, gjë që do të ishte e çuditshme. Por ai nuk mund të jetë as te PSG.

Dy skuadrat kanë një listë pagese shumë të ngjashme, me ndryshimin e vetëm që PSG ka më pak të ardhura se Barcelona. PSG është një makinë që fiton para nga nafta dhe mashtron sponsorët.

A mund ta ndihmojë La Liga Barçën?

“E vetmja që mund të bëjë diçka është Barça. Do të doja që ai të kthehej dhe të përfundonte karrierën e tij te Barcelona, ​​por kjo nuk varet nga ne. Nuk do të ndryshojmë rregullat që të vijë Messi”, tha Javier Tebas. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!