Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

schedule16:12 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 16:12 - 3 Dhjetor, 2024

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendjen ushtarake.

 Ai ka theksuar se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror.

Yoon tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohej ligjit ushtarak.

Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike të opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka thënë se shpallja e ligjit ushtarak është jokushtetuese, shkruan BBC.

/abcnews.al/