Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit thyen heshtjen: S’kemi kontaktuar me Guardiolën

schedule15:55 - 20 Prill, 2022

schedule 15:55 - 20 Prill, 2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, javët e fundit është përfolur për një kalim të mundshëm në Brazil për t’u ulur në stolin e kombëtares braziliane pas kampionatit “Katar 2022”, ku tekniku aktual Tite do të largohej.

Për të sqaruar njëherë e mirë këtë çështje, ka folur Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues.

“Ne të gjithë e dimë që Guardiola është një trajner fitues, një person që nuk ka nevojë për prezantim.

Gjithsesi unë kurrë nuk kam kontaktuar me të, as nuk kam autorizuar dikë tjetër për ta bërë këtë në emër të CBF”, ka deklaruar Rodrigues. /f.a/abcnews.al