Presidenti i klubit kërcënoi teknikun pas humbjes së titullit: Ik për 3 ditë

schedule13:16 - 16 Nëntor, 2023

schedule 13:16 - 16 Nëntor, 2023

Nuk thuhet kot se në këtë profesion je gjithmonë me valixhe në dorë.

Sa shpejt ndryshon realiteti nga mjalti i prezantimit në një detyrë, deri tek shkarkimi.

Kjo I ndodhi trajnerit kroat, Tomislav Stipic, që u dëbua nga ekipi i Riga-s në Letoni vetëm pak muaj pasi iu besua skuadra.

Stipiç madje mori një ultimatum nga presidenti i klubit.

Numri 1 i Riga-s, sipas të përditshmes kroate, “Jutarnji List”, e kërcënoi teknikun duke i thënë se jo vetëm ishte shkarkuar, por edhe sepse kishte kohë vetëm tri ditë që të largohej nga klubi bashkë me stafin e tij.

Presidenti Pronjins ishte i tërbuar sepse kishte investuar rreth 5 milionë euro për të fituar titullin, shumë më tepër sesa të gjithë klubet ë tjerë në Letoni.

Në javën e fundit, Riga u ndal në barazim 1-1 nga Valmiera, ndërsa kampion doli skuadra e RFS që fitoi 1-0 në javën e fundit.

Stipic nuk u shpëtua as nga fakti që në tetor fitoi Kupën e Letonisë, një triumf që ai e kishte arritur edhe një sezon më parë kur drejtonte një ekip në kategorinë e dytë.

Ai u emërua tek Riga në 9 mars të këtij viti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!