Presidenti i kinez kërcënon SHBA-të: “Kush luan me zjarrin do të digjet”. A do të “plasë” edhe në Tajvan?

schedule20:19 - 28 Korrik, 2022

schedule 20:19 - 28 Korrik, 2022

Ndërkohë që bota i ka sytë nga Ukraina, raportet mes Kinës dhe SHBA-ve janë tepër të tensionuara për shkak të ndihmës së madhe që kjo e fundit i jep Tajvanit duke u bërë edhe garantuesja e sigurisë së ishullit.

Deklaratën më të fortë të momentit e ka bërë Presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili tha iu drejtuar Joe Bidenit se “kush luan me zjarrin do të digjet” duke iu referuar qasjes së amerikanëve pro Tajvanit dhe ndihmave të mëdha ushtarake që i ofrojnë ishullit të shkëputur nga Kina disa dekada më parë.

Xi Jimping tha se politika e Biden ndaj Tajvanit është e rrezikshme dhe se sipas tij do t’i kthehet Uashingtonit si një bomerang.

“Ai që luan me zjarrin me siguri do të digjet,” tha Xi në një intervistë për mediat.

 

Raportet mes tyre u tensionuan edhe më tej pas njoftimit për një vizitë të mundshme një vizitë të mundshme të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, ishull të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!