Presidenti kinez Xi Jinping planifikon të udhëtojë në Rusi për të takuar Vladimir Putin javën e ardhshme, sipas Reuters. Sipas burimeve, të dy udhëheqësit do të takohen në Moskë.
Në janar, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Putin kishte ftuar presidentin Xi për ta vizituar në pranverë. Më pas, Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se vizita do të zhvillohej në prill ose në fillim të majit.
Planet për një vizitë vijnë pasi Kina ofroi të ndërmjetësonte paqen në Ukrainë dhe përpiloi një plan paqeje prej 12 pikash.
/abcnews.al