Presidenti i Kinës i gatshëm të zhvillojë një bisedë telefonike me Zelensky-n, për herë të parë që nga fillimi i luftës

schedule14:55 - 6 Prill, 2023

schedule 14:55 - 6 Prill, 2023

Presidenti i Kinës, Xi Jiping ka shprehur gatishmërinë e tij për të zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky-n.

Kina është e gatshme të punojë me Francën për të “shtyrë fort” për të filluar negociatat për përfundimin e konfliktit, shkruan Sky News, ndërsa Emmanuel Macron viziton Pekinin.

Ky është treguesi i parë se si Xi mund t’i përgjigjet ftesës së liderit ukrainas për t’u takuar me të në Kiev.

Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelensky-n që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi për në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!