Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje BE-së për miratimin e testeve të përbashkëta.
“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërish i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai në një postim në internet.
Charles Michel është veçanërisht në favor të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve dhe karantinimin. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor në një samit virtual për të vlerësuar situatën e pandemisë./abcnews.al