Presidenti i Izraelit: Kjo është një epokë e re marrëveshjesh për paqe

schedule23:45 - 11 Shtator, 2020

schedule 23:45 - 11 Shtator, 2020

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndeti marrëveshjen e re për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe një vendi tjetër arab, Bahreinit.

“Qytetarë të Izraelit, unë jam i prekur që t’ju informoj se sonte ne arritëm një marrëveshje tjetër paqeje me një tjetër vend arab, Bahreinin.

Kjo marrëveshje i shtohet paqes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai në një deklaratë në videomesazh në hebraisht.

“Na u deshën 26 vjet për të arritur nga një marrëveshje të dytë për paqe në një të tretë, por vetëm 29 ditë për të arritur një marrëveshje paqeje midis shtetit të tretë dhe të katërt arab. Dhe do të ketë më shumë të tjerë. Kjo është një epokë e re paqeje”, shtoi ai.

Marrëveshja e Izraelit dhe Bahreinit u njoftua sot nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!