Presidenti i Izraelit do të vizitojë Shqipërinë më 11 shtator/ Leibovich: Po vjen në kohë lufte, mesazh i qartë për shoqërinë shqiptare

schedule18:10 - 6 Shtator, 2024

schedule 18:10 - 6 Shtator, 2024

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog pritet të vizitojë dy vende të Ballkanit më 11 shtator, pra javën e ardhshme.

Herzog do të vizitojë brenda ditës, Serbinë dhe Shqipërinë. Në vendin tonë, ai do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama gjatë vizitës 24-orëshe.

Lidhur me këtë ka folur në ‘News Line’, kryetarja e Komitetit Hebreo Amerikan, Avital Leibovich, e cila ka thënë se kjo vizitë është një mesazh shumë i qartë për shoqërinë shqiptare, tregues i qartë i marrëdhënieve tona të forta që kemi ne si vende.

Ajo ka theksuar se potenciali shumë i madh, është përdorur tashmë, por ka shumë gjëra për të bërë në aspektin ekonomik, turistik dhe në IT.

“Mendoj që fakti që presidenti në kohën më të vështirë të Izraelit do të vijë këtu, tregon se është një mesazh shumë i qartë për shoqërinë shqiptare, tregues i qartë i marrëdhënieve tona të forta që kemi ne si vende. Unë them se potenciali është shumë i madh, i jashtëzakonshëm, është përdorur tashmë, por ka shumë gjëra për të bërë në aspektin ekonomik, turistik dhe në IT.

Presidenti nuk largohet nga vendi shumë shpesh, sidomos në momente lufte dhe për atë të gjej kohën dhe të vij këtu, tregon që është një tregues shumë i madh mes vendeve tona dhe të falenderoj qeverinë për mbështetjen në këto kohë lufte”, tha Leibovich./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!