Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, bëri thirrje për një koalicion global kundër Iranit sot gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, David Cameron dhe Analena Berbock, në Jerusalem.
Në njoftim thuhet se Herzog tha se e gjithë bota duhet të angazhohet me vendosmëri kundër kërcënimit të regjimit iranian, i cili, siç theksoi ai, synon të minojë stabilitetin e të gjithë rajonit.
Cameron tha se ishte e qartë se Izraeli kishte marrë një vendim për t’iu përgjigjur sulmit iranian me dronë dhe raketa balistike, duke shprehur pritshmërinë se do të kryhej në një mënyrë që do të minimizonte përshkallëzimin e situatës.
/abcnews.al