Presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA kundër grupit Houthi

schedule08:19 - 15 Janar, 2024

schedule 08:19 - 15 Janar, 2024

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi kritikoi të dielën sulmet e fundit amerikane në Jemen gjatë një telefonate me një zyrtar të lartë Houthi, duke pretenduar se ato zbuluan “natyrën agresive” të vendit.

SHBA kreu sulme kundër objektivave Houthi në Jemen javën e kaluar në përgjigje të sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve të Detit të Kuq, të cilat sipas saj janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij në Gaza, shkruan CNN.

“Pa dyshim, veprime të tilla kundër njerëzve që kanë rezistuar ndaj agresionit të huaj për vite me radhë dhe tani po luajnë një rol efektiv në mbrojtjen e popullit palestinez, refuzohen dhe dënohen nga kombet lirikërkuese të botës”, tha Raisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!