Së bashku me skuadrën e Inter, në Stamboll në pritje të finales së madhe të Champions League është dhe Presidenti i “zikaltërve” të Milanos, Steven Zhang, i cili ditën e sotme ka bërë një koment të shkurtër në prag të përballjes së nesërme.
Presidenti Zhang fillimisht tha se ka ëndërruar për një moment të tillë në skuadrën “zikaltër” e më pas “thumboi” dhe kundërshtarët e City, teksa tha se futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë.
“Sinqerisht, kam ëndërruar për këtë moment. Duke kuptuar ndryshimin midis ligave, e dija se ky objektiv do të ishte i vështirë për t’u arritur. Por futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë. Ato mund të zëvendësohen nga idetë, pasioni dhe serioziteti. Shpresojmë që nesër të jetë kështu.
Unë e respektoj Manchester City-n. Është një ekip i madh. Por unë mendoj se ne kemi cilësi që do t’i lejojnë ata të rezistojnë. Unë kam menduar shumë herë se si do të ishte fitimi i Champions League. Edhe thjesht të ëndërroja dukej e pamundur, por tani jemi në finale dhe do të mundohemi.
Ne jemi një. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë. Jemi të emocionuar që mund të luajmë këtë lojë. Ne besojmë”,- u shpreh Presidenti Zhang në një intervistë ekskluzive për prestigjiozen italiane, “Gazzeta dello Sport”. /i.m /abcnews.al