Presidenti i Gjermanisë do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

schedule22:18 - 5 Tetor, 2023

schedule 22:18 - 5 Tetor, 2023

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të vizitojë të premten Uashingtonin, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan, Joe Biden, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Takimi midis dy presidentëve do të konfirmojë “koordinimin tonë të ngushtë si aleatë të NATO-s për një numër çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë mbrojtjen e vlerave demokratike dhe angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Nga zyra e presidentit gjerman në Berlin u bë e ditur se Steinmeier po udhëton drejt Uashingtonit duke pranuar ftesën e Bidenit. Ky është takimi i parë mes dy liderëve që kur Frank-Walter Steinmeier, ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, mori presidencën e vendit të tij.

Dita gjermano-amerikane festohet më 6 tetor, duke përkujtuar themelimin e Germantown në Pensilvani (6 tetor 1683) nga emigrantët e parë gjermanë që u vendosën në Amerikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!