Presidenti i Galatasaray: Blerja përfundimtare e Icardit nuk varet nga ne

schedule19:08 - 10 Nëntor, 2022

schedule 19:08 - 10 Nëntor, 2022

Dursun Ozbek, presidenti i Galatasaray, foli për Mauro Icardin dhe të ardhmen e tij me klubin turk.

“Huazimi i tij është një sukses i vërtetë, PSG paguan pjesën më të madhe të pagës së tij.

Ta blejmë atë përfundimisht? Kjo varet nga kushtet ekonomike të klubit tonë, deri më tani nuk e di. Nëse francezët do të duan ta shesin përfundimisht, do ta diskutojmë më pas”, është shprehur presidenti i klubit turk./h.ll/abcnews.al