Presidenti finlandez ka deklaruar ditën e sotme se është konfuz në lidhje me komentet e bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit ka deklaruar më herët se nuk e sheh si mundësi pozitive që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s.
“Të jem i sinqertë, jam pak i hutuar, sepse pata një bisedë telefonike me Presidentin Erdogan rreth një muaj më parë. Dhe në fakt, ai e nisi përpara se unë të kisha mundësinë ta bëja…që ju po aplikoni për anëtarësim në NATO dhe ne do ta vlerësojmë të favorshme,” i tha Niinistö Nic Robertson të CNN gjatë një konference për shtyp të dielën në Helsinki.
“E falënderova dhe ai ishte shumë i kënaqur që pranoi falënderimet e mia. Kështu që duhet të kuptoni që unë jam pak konfuz. Ajo që dëgjuam dy ditë më parë ishte ndryshe nga dje, ne përsëri dëgjuam se Turqia është e hapur për anëtarësimin tonë, por, u kthye në anën le të themi negative.”
“Unë mendoj se ajo që na duhet tani është një përgjigje shumë e qartë. Jam i përgatitur të kem një bisedë të radhës me Presidentin Erdogan për problemet që ai ka ngritur.”
Erdogan tha të premten se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke akuzuar të dy qarqet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.
Kujtojmë se Erdogan tha të premten se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke akuzuar të dy qarqet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde. /abcnews.al/