Presidenti i FFK-së: Ta ndihmojmë futbollin të rritet, ndihem pjesë e FSHF-së

schedule12:50 - 2 Mars, 2022

schedule 12:50 - 2 Mars, 2022

Në mbledhjen e ditës së sotme të Asamblesë së përgjithshme për zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila u shty për 15 mars ora 10:00, ishte i pranishëm edhe Agim Ademi.

Presidenti i Federatës së Kosovës në fjalimin e tij theksoi se e konsideron vetëm pjesë të stafit të FSHF-së dhe ka pranuar se Duka është personi i duhur për FSHF-në, pasi është edhe personi i parë që ka përfaqësuar Shqipërinë në ekzekutivin e UEFA-s

“Ndihem i privilegjuar dhe ndihem pjesë e juaja sepse u rrita bashkë edhe e ndjej sikur e ndaj postin me Lutfi Nurin në FSHF për shkak se jam gjithmonë pjesëmarrës në këtë Asamble.

Nuk kishte ndodhur kurrë që një Asamble si e sotmja të ndodhte kjo gjë dhe uroj që të mos ndodhë kurrë. Gjithësecili duhet ta ndihmojë futbollin që të rritet sepse është një vlerë e një kombi dhe një shteti.

Në futboll sidomos te ne federatat e vogla, FIFA dhe UEFA janë babë dhe nënë të federatave tona atëherë dhe kjo pjesa tjetër që të ndihmohet futbolli.

Nuk është e lehtë ta kesh një njeri në qeverisjen europiane të futbollit. Për herë të parë ne kemi një shqiptar që është Armand Duka dhe duhet t’i japim përkrahjen.

Është nder për një shtet dhe për një komb që të kesh një njeri të tillë ku udhëheqja bëhet nga pjesa qendrore dhe më e lartë e futbollit.

Ne e gjejmë veten nga kjo pjesë sepse edhe ne si federatë më e vogël kemi përfituar me edukime me infrastrukturë. Unë jam i nderuar sepse kam model kujt t’ia marr dhe prandaj këtë model besoj që duhet të na përkrahin të gjithë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit”, përfundoi Ademi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!