Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit i “shkel syrin” italianit: Ancelotti është trajneri perfekt për Kombëtaren

schedule16:16 - 18 Qershor, 2023

schedule 16:16 - 18 Qershor, 2023

Prej kohësh tashmë, Presidenti i Federatës Brazilian të Futbollit, Ednaldo Rodrigues e ka shprehur haptazi “dashurinë” e tij për teknikun Carlo Ancelotti, teksa kërkon eksperiencën e italianit për të udhëhequr Brazilin drejt trofeut të 6-të të Kupës së Botës.

Gjatë një interviste të dhënë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit foli edhe një herë për mundësinë e nënshkrimit me teknikun Ancelotti për pankinën e Kombëtares.

“Kur lojtarët që kanë luajtur me Ancelottin. thonë se është trajneri ideal dhe kur e thonë edhe ata që nuk kanë luajtur kurrë me të dhe do të donin të luanin me të, priret ta besoj edhe unë. Për momentin ai është trajneri perfekt për Kombëtaren braziliane”,- u shpreh ai.

Mirëpo, në listën e Rodrigues nuk është vetëm tekniku italian, me Presidentin e Federatës që simpatizon gjithashtu dhe punën e bërë nga tekniku portugez Jose Mourinho e ai spanjoll, Pep Guardiola.

“Unë kurrë nuk kam folur me Guardiolan, ne e dimë se ai u rinovua me City-n dhe se synimi i tij për momentin është të vazhdojë në Evropë. Mua më pëlqen shumë Mourinho, ai është një trajner i madh, ai ka një histori të rëndësishme dhe ka shumë dëshmi nga lojtarë të ndryshëm që kanë luajtur me të”,- tha ai gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!