Presidenti i EUROSIG/INSIG Kadri Morina, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi.
Morina gjatë bisedës së tij theksoi se sigurimi i pronës duhet të jetë i detyrueshëm, dhe një domosdoshmëri e menjëhershme, e për këtë qeveria duhet të prezantojë nisëm ligjore konkrete.
Ai këmbënguli se sigurimi nuk duhet gjykuar si taksë, por si shërbim që qytetarët marrin në raste nevoje.
Më tej Morina shpjegoi edhe pse paguajnë shoferët policën e sigurimit, pasi sipas tij, 50 % e tyre nuk e dinë përse e paguajnë këtë sigurim.
“Do e hap këtë temë me një vëmendje të veçantë ndaj policës së sigurimeve, sepse eksponentë të politikës, në të dy krahët, qoftë të opozitës, qoftë dhe të qeverisë, policën e sigurimit e kanë quajtur taksë. Kjo është një fatkeqësi sepse politika e shfrytëzon këtë në momente të caktuara , dua të them që polica e sigurimit nuk është taksë por shërbim që e merr mbrapsht. Madje është një shërbim vullnetar kundrejt një sigurimi prone, shëndeti, të makinës etj., Është si energjia elektrike, që në rast se nuk e paguan të ndërpritet energjia. Nëse nuk paguan policën e sigurimit, nuk të shërbehet për atë që ka ndodhur apo që do ndodhë, si për pronën, makinën etj. Jam i sigurt që 50 % e popullit shqiptar nuk e dinë pse e sigurojnë makinën. Sigurimi i makinës në përgjithësi është për palët e treta, pra sigurohet personi që dëmtohet dhe nuk sigurohet vetja, ndërkohë që 50 % e shoferëve mendojnë se në fakt sigurojnë vetveten. Pra do të thotë që nëse një shofer bën aksident, ndaj një pale të tretë, nëse shoferi dëmtohet, kompania e sigurimit nuk siguron për të paguar shoferin, por për dëmin që i ka shkaktuar palës së tretë. Në ngjarjet që kanë ndodhur vitet e fundit, nga tërmeti i Korçës e këtej, probabiliteti i rrezikshmërisë si rezultat e tërmeteve, i përmbytjes, i zjarreve, i aksidenteve, siç ndodhi në Pogradec, është bërë shumë i lartë. Dua të theksoj se polica e sigurimit nuk është taksë, por është një shërbim që të kthehet mbrapsht, në çdo moment që ndodh fatkeqësia”, tha Morina./abcnews.al