Trondit bosi i Olympiakosit: Jam prekur nga koronavirusi

schedule14:26 - 10 Mars, 2020

schedule 14:26 - 10 Mars, 2020

Presidenti i dy klubeve futbollit, Nottingam Forest dhe Olympiakos, Evangelos Marinakis, ka pranuar publikisht se është i prekur nga Koronavirus. Në rrjetet e tij zyrtare sociale, Marinakis shkroi: “Virusi më ka prekur dhe ndihem i obliguar të njoftoj publikisht këtë gjë.

“Ndihem mirë, kam marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kam respektuar me disiplinë të rreptë këshillat mjekësore. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kështu siç bëra unë dhe iu uroj shërim të shpejtë të gjithëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!