Todd Boehly, pronari i Chelsea, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Thomas Tuchel. Gjermani u largua nga londinezët pas humbjes kundër Dinamo Zagreb në Champions League.
Boehly gjithsesi ka theksuar se shkarkimi i trajnerit nuk kishte të bënte aspak me disfatën kundër kroatëve.
“Asnjë nuk është gabim ose ka të drejtë. Thjesht nuk kishim të njëjtin vizion për të ardhmen. Nuk kishte lidhje me atë që ndodhi në Zagreb.
E gjitha kishte të bënte me vizionin e përbashkët, me atë që duam për të ardhmen, si duam ne të duket klubi i Chelsea”, tha Boehly. / abcnews.al