Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Bylis: Nuk do të ketë transferime të bujshme

schedule22:40 - 25 Qershor, 2019

schedule 22:40 - 25 Qershor, 2019

Presidenti i skuadrës së Bylis, Besnik Kapllanaj zbuloi për ABC News strategjinë e merkatos dhe objektivat sezonal. Sipas numrit një të klubit nuk do të ketë blerje të çmendura.

Një nga skuadrat që rikthehet në elitën e futbollit shqiptar do të jetë edhe Bylis, që mund të konsiderohet tanimë një formacion që krijon probleme për shumë ekipe të mëdha, teksa në këto vite ka arritur edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Presidenti i klubit Besnik Kapllanaj garanton tifozët që tashmë skuadra do të plotësohet dhe do të jetë e gatshme jo thjesht për të bërë kampionatin e saj në Superiore, por me objektiva ambiciozë.

Çfarë pritet të ndryshojë në skuadër, dhe si do të jetë qasja e presidencës karshi përforcimit të grupit. Kapllanaj garanton që nuk do të ketë çmendurira në blerje, por lojtarë që shërbejnë dhe japin maksimumin.

E ndërkaq, tashmë skuadra ka edhe një kompleks modern për sa i përket kushteve stërvitore, dhe për këtë presidenti Kapllanaj e quan si një diçka shumë pozitive për ecurinë e skuadrës.

Ballshiotët së bashku me Vllazninë janë skuadrat që rikthehen në Kategorinë Superiore. Prej vitesh nën drejtimin e presidencës Kapllanaj, skuadra ka patur oshilacionet e saj mes rënies dhe ngjitjes në Kategori, por në anën tjetër ka qenë një formacion shumë i fortë dhe problematik për rivalët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!