Presidenti i Bayern do Kane në “Allianz Arena”: Harry do të rrisë nivelin e Bundesliga-s

schedule20:56 - 27 Korrik, 2023

schedule 20:56 - 27 Korrik, 2023

Prej disa javësh tashmë, “bavarezët” e Bayern Munich janë duke u përpjekur për të transferuar në “Allianz Arena”, “bomberin” anglez të Tottenham, Harry Kane, mirëpo negociatat nuk po ecin me shpejtësinë e duhur.

Mirëpo, ndryshe nga tifozët e kampionëve gjermanë që kërkojnë rritjen e nivelit të skuadërs, së tyre, Presidenti i Bayern, Herbert Hainer besonse transferimi i Kane te “bavarezët” do të jetë në dobi të gjithë Bundesliga-s.

“Unë nuk mendoj se ka shumë yje të klasit botëror në Bundesliga. Kjo ndikon në pozitat e kampionatit në arenën ndërkombëtare. Bayern gjithmonë po përpiqet të marrë yje botërorë në mënyrë që të përmirësojë dhe të rrisë nivelin e elitës gjermane.

Harry Kane është padyshim një lojtar shumë tërheqës ai është kapiteni i Kombëtares angleze dhe golashënuesi i tyre më i mirë. Ai do të përfitonte si për ne ashtu edhe për Bundesliga-n”,- u shpreh Hainer për transferimin e anglezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!