Presidenti i Azerbajxhanit shpall zgjedhjet e parakohshme në shkurt

schedule10:38 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:38 - 7 Dhjetor, 2023

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev shpalli të enjten zgjedhjet e parakohshme presidenciale për 7 shkurt 2024, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Aliyev, 61 vjeç, i cili u rizgjodh në vitin 2018 për një mandat tjetër shtatë-vjeçar, gjatë të cilit ai shtypi në masë të madhe çdo zë të opozitës, është pothuajse i sigurt që do të rizgjedhet.

Zgjedhjet ishin planifikuar për vitin 2025, por Aliyev duket i prirur për të përfituar nga popullariteti i tij, i cili është në kulmin e të gjitha kohërave pas rimarrjes së Nagorno-Karabakut.

Në shtator, presidenti azerbajxhanas urdhëroi një operacion për të rimarrë Nagorno-Karabakh, një rajon që i përket Azerbajxhanit, por banorët e të cilit ishin shumica armenë.

Që atëherë, pothuajse të gjithë banorët e enklavës, 100,000 nga 120,000 njerëz, kanë ikur në Armeni. Ky ishte sulmi i dytë i suksesshëm në enklavë në tre vjet. 75% e azerbajxhanasve kanë aprovuar mënyrën sesi ai e menaxhoi krizën, sipas një sondazhi nga qendra kërkimore sociale e vendit.

Ilham Aliyev ka qeverisur Azerbajxhanin që nga viti 2003, kur ai pasoi babain e tij Hejdar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!