Presidenti grek refuzon kërkesën e Erdogan: Nuk do të shkëmbejmë ushtarët

schedule10:48 - 23 Prill, 2018

schedule 10:48 - 23 Prill, 2018

Pas kërkesës së presidentit turk Erdoan drejtuar Greqisë për shhkëmbimin e dy ushatrëve grekë të burgosur në Turqi me ata turq që akuzohen për grusht shteti kundër Erdoan, kreu i shtetit grek Pavlopulos ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos refuzoi kërkesën për një shkëmbim të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, me ushtarët turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti në 2016-ën. Reagimi I presidentit grek vjen pasi homologu i tij turk Erdogan u shpreh dy ditë më parë se qeveria e tij mund të shqyrtojë mundësinë që ushtarët grekë të shkëmbehen me ushtarët turq. Por kreu I shtetit grk tha prerë se shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim.

Tetë ushtarët turq u arratisën në Greqi pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi. Gjykata Supreme greke vendosi që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi. Të tetë ushtarët mohojnë çdo përfshirje në puçin e dështuar. Në një intervistë për televizionin turk NTV, presidenti Erdoan u shpreh se Greqia ka kërkuar që Ankaraja të kthejë ushtarët grekë, por fillimisht sipas Erdoan duhet të dorëzohen ushtarët e FETO-s, të përfshirë në grushtin e shtetit.  Ankaraja i referohet me akronimin FETO, Lëvizjes Hizmet të klerikut turk, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron prapa përpjekjes për grusht-shtetit. Lëvizja e Gulenit në Turqi është shpallur organizatë terroriste. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!