Kreu i shtetit francez, u vetpropozua si një nga zërat kryesorë të Bashkimit Evropian gjatë vizitës së parë aziatike në Kinë. Macron kishte përgatitur një agjendë ambicioze për takimin me Xi Jiping, liderin më të fuqishëm kinez në dekada. Mediat raportojnë se të dy presidentët duhet të nënshkruajnë 50 marrëveshje, disa prej tyre në sektorë strategjikë siç janë fuqia bërthamore dhe hapësira ajrore.
Presidenti francez, Emanuel Macron vizitoi qytetin e ndaluar në Pekin, përpara se të fillonte bisedimet me homologun e tij kinez Xi Jiping. Macro, një nga zërat kryesorë në Bashkimin Evropian, mbërriti në Kinë në vizitën e tij të parë aziatike për të diskutuar një axhendë ambicioze me Xi Jiping. Sipas axhendës pritet nënshkrimi i 50 marrëveshje, disa prej tyre në sektorët strategjikë siç janë fuqia bërthamore dhe hapësira ajrore. Platforma kineze e tregtisë njoftoi planet për të shitur mallra francezë për 2 miliardë euro për konsumatorët kinezë në dy vitet e ardhshme, duke përfshirë verëra dhe konjak të cilësisë së lartë dhe për të shpenzuar 100 milionë euro në prodhimet industriale franceze.
Gjatë fjalimit, Macron i bëri apel Bashkimit Europian të marrë pjesë në projektin e madh të kërkuar nga homologu Xi, për një rruge të re mëndafshi, e ashtuquajtura “One Belt One Road”, e cila ofron investime për 1 miliardë dollarë në infrastrukturë për të rihapur kanalet tregtare tokësore dhe detare që bashkojnë dy skajet e Euroazisë. Megjithatë, Macron paralajmëroi se iniciativa nuk duhet të krijojë një “hegjemoni të re”. Macron dhe Xi patën një takim privat të hënën dhe do të kenë bisedime të mëtejshme. lideri francez, shpjegoi për gazetarët se ai kishte diskutuar gjatë me presidentin kinez për nismën e Rrugës së Mëndafshit.
Ndërkohë gjatë turneut të tyre të Qytetit e Ndaluar, Macro dhe bashkëshortja e tij u shoqëruan nga studentë të Shkollës Ndërkombëtare franceze dhe një historian francez. Presidenti i kërkoi historianit ti përkthente një tabelë ku shkruhej “Të qeverisësh nga qendra, me drejtësi”. Vizita e liderit të Elizes shënon gjithashtu vizitën e parë të një udhëheqësi europian në Kinë, pasi lideri kinez Xi përforcoi më shumë fuqinë e tij në Kongresin e Partisë Komuniste, që u mbajt në tetor të një viti më parë./abcnews.al