Presidenti Duka reagon pas zgjedhjes sërish si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Ndihem i nderuar

schedule19:30 - 5 Prill, 2023

schedule 19:30 - 5 Prill, 2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur ditën e sotme për të dytën herë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë, Portugali.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar kandidonte për këtë pozicion mes 11 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në vazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federative të mëdha evropiane.

Pas rizgjedhje në Komitetin Ekzekutiv, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale,  Duka u shpreh se ndihet i nderuar që do të vijojë të jetë pjesë e qeverisë europiane të futbollit ndërsa theksoi numri i lartë i votave mbështetëse është një përgjegjësi më shumë.

Reagimi i Dukës:

Jam i nderuar që vendet anëtare të UEFA më rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë. Numri i vendeve që më mbështetën, 45 shtete është një sfidë e përgjegjësi më e madhe për të mos rreshtur punën mbi vlerat që na bashkojnë: diversitet, respekt e barazi. Bashkë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme për më shumë projekte konkrete për futbollin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!