Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve: 30 qershor 2019

schedule16:31 - 5 Nëntor, 2018

schedule 16:31 - 5 Nëntor, 2018

Në 30 qershor të vitit 2019 do të zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili hyn në fuqi menjëherë.

Disa ditë më parë kryetari i shtetit zhvilloi takime konsultative me kryetarët  e grupeve parlamentare. Referuar kodit zgjedhor dy datat e mundshme ishin 23 dhe 30 qershori. Presidenti Ilir Meta ka vendosur që zgjedhjet për pushtetin vendor të zhvillohen të dielën e fundit të muajit qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!