Presidenti cek Milos Zeman deklaroi se nuk do të ketë një ambasador të vendit të tij në Kosovë. Ai më tej dënoi vendimin e Katalonjës për të shpallur pavarësinë nga Spanja, vendim që sipas tij do të kishte pasoja në Europë.
Në një intervistë televizive, presidenti çek Milos Zeman ka konfirmuar dhe një herë qëndrimin e tij mbi Kosovën. Fillimisht ai foli për situatën aktuale në Katalonja duke thënë se nesër do të jetë rradha e veriut të Italisë, pë pas Skocisë, dhe vendeve baske. Sipas Zeman në momentin që një reaksion i tij zinxhir nis nuk mund të ndalojë.
Presidenti cek theksoi se ai është kategorisht kundër pavarësisë së rajoneve europiane, pasi një gjë e tillë do të hapte kutinë e Pandorës. SIpas tij referendumi për pavarësi në Katalonja dhe shpallja e pavarësisë është kundër kushtetutës spanjolle.
Gjithësesi republika ceke është një nga vendet që ka njohur pavarësinë e Kosovën në Maj të 2008-ës gjatë presidencës së Vaclav Klaus. Por Zeman paralajmëroi një muaj më parë se komuniteti ndërkombtar po përdorte standarte të dyshifta duke pranuar dhunimin e integritetit territorial të Serbisë pas ndarjes me Kosovën, ndërkohë që dënon aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Zeman deklaroi se e kishte dënuar pavarësinë e Kosovës pasi sipas tij është një shkelje e rezolutës 1244 të këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara, e cila garantote integritetin e Serbisë me Kosovën. Presidenti cek shtoi se ajo që mund të bënte ishte të mos dërgonte një amabsador cek në Prishtinë, dhe të mos priste zyrtarisht asnjë përfaqësues të Kosovës kur të takohej me ambasadorët e huaj.