Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se Ukraina duhet t’i dorëzojë gadishullin e Krimesë Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit që ka filluar që nga shkurti i vitit 2022, duke vlerësuar se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë gjithçka që dëshiron.
Presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të pushtojë territorin e Ukrainës”, por për Krimenë ndoshta mund të ketë një marrëveshje”, u tha Lula gazetarëve në Brasilia.
“Zelensky nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron”, vazhdoi presidenti brazilian. “Bota ka nevojë për paqe. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje,” shtoi ai.
Kievi refuzon të negociojë me Moskën nëse trupat ruse nuk tërhiqen nga e gjithë Ukraina, përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014. Lula bëri një propozim në fund të shkurtit, ende të paqartë, që një grup vendesh të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai do të bëjë publik planin e tij kur të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin të enjten e ardhshme, 13 prill.
Presidenti i Brazilit deklaron se është i sigurt se plani ka shanse për sukses dhe shpreh shpresën që grupi i vendeve që do të ndërmjetësojnë “do të krijohet” pas kthimit të tij nga Kina.
Këshilltari kryesor i Lulës për çështjet ndërkombëtare, ish-ministri i jashtëm Celso Amorim, u takua në Moskë në fund të marsit me Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm të qeverisë së tij, Sergei Lavrov, i cili gjithashtu pritet në Brazil të hënën, 17 prill.
/abcnews.al