Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv edhe në testin e dytë të koronavirusit.
Presidenti ende nuk është shëruar, pasi rezultoi i infektuar javën ekaluar.
CNN Brasil raporton se Bolsonaro u tregoi rezultatin e tij të ri pozitiv të testimit dhe tha se do të bëjë një test tjetër brenda disa ditësh.
Që nga infektimi, presidenti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të rifillonte orarin e tij normal të punës nëse testohet negativ këtë javë.
Bolsonaro fillimisht njoftoi se është infektuar në 7 korrik pasi hodhi poshtë ashpërsinë e pandemisë COVID-19, duke e quajtur atë një “grip të vogël” edhe pasi shpërthim në Brazil ishte më i madh se në SHBA. /abcnews.al