Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

schedule08:06 - 6 Qershor, 2025

schedule 08:06 - 6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit.

Begaj shtoi se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.

Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!