Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri: Kisha Ortodokse Autoqefale do vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit dhe paqes

schedule12:56 - 16 Mars, 2025

schedule 12:56 - 16 Mars, 2025

SHQIPËRI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!
Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri. Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!