Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron çeljen e vitit te ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

schedule09:17 - 6 Tetor, 2025

schedule 09:17 - 6 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar.

Kreu i Shtetit deklaroi para auditorit në këtë fillim të vitit të ri akademik se të rinjtë janë gjenerata e së ardhmes së Shqipërisë dhe se studimet universitare nuk duhet të synojnë vetëm një diplomë, por të shfrytëzohen si mundësi për dije, përkushtim dhe përgjegjësi.

“Arsimi i lartë”, theksoi Presidenti Begaj, “nuk është vetëm një derë drejt një profesioni, por është çelësi për të kuptuar botën, për të marrë dije të thella që japin zgjidhje përballë sfidave”.

Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës inkurajoi pedagogët të ofrojnë për të rinjtë mundësi për një arsim cilësor dhe studentët i këshilloi të investojnë dijet e tyre në Shqipëri për të qenë udhëheqësit e së ardhmes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!