Presidenti Begaj përkujton 104-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Atdhetarët shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi

schedule09:30 - 21 Janar, 2024

schedule 09:30 - 21 Janar, 2024

LUSHNJË– Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar 104-vjetorin e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës..  Sipas Begajt, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi që i kanosej. Ai shton se patriotët  e mëdhenj lanë mënjanë ndasitë dhe u bënë bashkë për idealin dhe interesin kombëtar

“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën  për mëvetësi  të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan kreu i shtetit.

Kongresi i Lushnjës, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21 deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

LEXO EDHE: 103 vjet nga Kongresi i Lushnjës, akti themelor kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i  zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!