Një ditë pas ceremonisë së varrimit të Papa Francceskut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një intervistë për gazetën italiane kujtoi vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri dhe vlerësoi lidhjen e fortë të tij me shqiptarët, nga Argjentina e deri tek Nënë Tereza.
“Ajo ishte një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tone. Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”
Presidenti, si kreu i më i lartë shtetëror nga Shqipëria që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Papës, theksoi se edhe kësaj radhe, me pjesëmarrjen e gjithë krerëve fetarë, u shfaq shembulli i harmonisë fetare të vendit tonë.
“Delegacioni ynë zyrtar përbëhej nga unë dhe dy ministra, por ishin të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë.”
Begaj vlerësoi edhe nderimin e madhe që i bënë liderët botërore apo dhe mijëra qytetarë Papa Françeskut në përcjelljen e banesës së fundit. Presidenti, spikati atë ditë mes Presidentëve të Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa u pa edhe nën shoëqërinë e Presidentes së Kosovës. Në ceremoni, morën pjesë Presidenti amerikan Tramp dhe ai i Ukrainës, Zelenski./abcnews.al


