Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot një sërë ndryshimesh në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë, duke liruar dhe emëruar ambasadorë në disa vende dhe organizata ndërkombëtare.
Sipas dekreteve presidenciale, nga detyra u liruan:
- Donika Hoxha, vetëm nga posti i Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezidente. Hoxha vijon të mbajë detyrën e ambasadores në Kroaci.
- Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Këshilli i Evropës në Strasburg.
- Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë pranë OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Ndërkohë, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e diplomatëve të rinj:
- Spiro Koçi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, rezident.
- Florian Nova u emërua Ambasador në Egjipt, rezident, si dhe ambasador jo rezident në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan.
- Elvira Isufi u emërua Ambasadore në Suedi, rezidente, si dhe ambasadore jo rezidente në Finlandë, Islandë dhe Norvegji.
- Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.
- Ermal Muça, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Japoni, u ngarkua edhe me detyrën e Ambasadorit jo rezident në Koreja e Jugut. Ai mban gjithashtu akreditime jo rezidente në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi.
Ndryshimet janë pjesë e riorganizimit të përfaqësimit diplomatik shqiptar në disa vende dhe organizata ndërkombëtare.


