Presidenti Begaj dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

schedule16:48 - 2 Gusht, 2022

schedule 16:48 - 2 Gusht, 2022

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kingji ka mbajtu deri tani detyrën e e Komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa më herët ka drejtuar Batalionin e Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Po ashtu ai ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral 1brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!