Presidenti Begaj dekreton lirimet dhe emërimet për disa ambasadorë

schedule09:33 - 8 Shkurt, 2024

schedule 09:33 - 8 Shkurt, 2024

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj , me propozim të kryeministrit, dekretoi këtë të enjte lirimet dhe emërimet e disa ambasadorëve.

Kështu, në listën prej dhjetë ndryshime, pesë ambasadorë janë liruar dhe po kaq të tjerë janë dekretuar në detyrë. Para dekretimit, kreu i shtetit priti në zyrë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtë të Shqipërisë, Igli Hasanin.

Begaj, me një shënim në Facebook shkroi se me Hasanin shkëmbyen biseda rreth ndryshimeve diplomatike si dhe për marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve Shqipëri-Itali, marrëveshje kjo,  e cila u firmos dy ditë më parë në Romë nga Hasani dhe homologu i tij Antonio Tajani.

Njoftimi i Presidencës: 

  1. Lirohet, Ermal Muça nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
  2. Lirohet, Gjergj Teneqexhiu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, dhe në Malajzi, jo rezident.
  3. Lirohet, Suela Janina nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
  4. Lirohet, Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
  5. Lirohet, Eduard Sulo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.
  6. Emërohet z.Ilirian Kuka Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
  7. Emërohet z. Ermal Muça Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident.
  8. Emërohet z. Ferit Hoxha Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
  9. Emërohet znj. Suela Janina Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
  10. Emërohet z. Sami Shiba Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!